Një aksident tragjik u shënua vetëm pak minuta më parë në aksin Tepelenë-Levan.
Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen një person. Viktima është drejtuesi i një ciklomotori, i cili është përplasur nga një automjet.
Në vendngjarje kanë shkuar mjekë dhe polica e Fierit. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, viktima është ende në rrugë.
Ai është i mbuluar me një çarçaf në anën e trotuarit. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se viktima është Adriatik Hamataj nga fshati Frakull.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.