Një aksident i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin Tepelenë-Levan.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen një person. Viktima është drejtuesi i një ciklomotori, i cili është përplasur nga një automjet.
Në vendngjarje kanë shkuar mjekë dhe polica e Fierit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar të tjerë.