Denoncimi: Rama firmos “kullën përbindësh” në zemër të Tiranës, është “lavatriçe” për pastrim parash

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.05.2020, 15:03

Kulla 25 katëshe që do ndërtohet pranë sheshit Skënderbej në Tiranë, do të ketë 5 kate nëntokësore dhe do jetë plot 85 metra e lartë. Zëdhënësja e PD Ina Zhupa ka bërë denoncimin për ngritjen e kësaj kulle në një deklaratë për mediat ditën e sotme.

Sipas Zhupës, si ndodh në shumë raste Veliaj ka dhënë një informacion të pasaktë pasi ka thënë se do ndërtohet stacion urban modern ndërsa e vërteta qëndron ndryshe: Themelet janë hedhur dhe pritet të ngrihet një kullë e lartë e cila do zejë një sipërfaqe prej 38258 m2.

Leja për ndërtimin e saj është dhënë nga Kryeministri Edi Rama dhe kulla do ngrihet mbi territorin e ish-hotel Vjosës në një nga zonat më lakmuara të kryeqytetit.

Leja e ndërtimit i është dhënë një kompanie të lidhur ngushtë me biznesmenin Edmond Bego, i denoncuar si trafikant droge dhe mik i ngushtë i Taulant Ballës.

Kompania që merr përsipër me leje të Kryeministrit Rama ndërtimin e kullës ka ndryshuar emrin në kohë rekord. Dje quhej "Romario sh.p.k" sot quhet “Ana sh.p.k", pasi "Romario sh.p.k" i dikurshëm i Edmond Begos ndodhet nën hetim nga prokuroria.

Deklarata e plotë:

Kjo kullë mbrapa nesh është një kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë. Kjo kullë do të jetë 25 kate, 5 kate nëntokësore dhe 85 metra e lartë.

Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista. Pse e them këtë?! Lejen e ndërtimit që tregoi Enkelejdi e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

Mirela Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit