Fiksimi i Bayernit në merkato është vetëm një futbollist dhe ai quhet Leory Sane. Bavarezët po këmbëngulin për ta rikthyer në Bundesligë lojtarin gjerman, aty ku më parë ai është aktivizuar me Shalke 04.
Dëshira është reciproke nga të dyja palët, ndërsa problemi i vetëm është ana financiare pasi dy klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Së fundmi rekordmenët gjermanë kanë bërë një tjetër lëvizje, teksa kanë ofruar kartonin e mbrojtësit Lukas Hernandez.
Francezi u transferua këtë sezon në Mynih, por tashmë ka përfunduar si “mall shkëmbimi”. Sakaq, pritet përgjigja e Sitit nëse tërhiqen nga kjo ofertë apo do të këmbëngulin vetëm për të përfituar para kesh.