Një numër i madh qytetarësh në Minesota, në SHBA janë përleshur me policinë pas një ngjarje të turpshme që është shënuar nga blutë e vendit. Në një video të berë virale në rrjetet sociale, një efektiv policie i vendos gjurin në kokë një qytetari teksa është duke e arrestuar.
Burri i lutet policit që ta lirojë pasi nuk merr dot frymë, por askush nuk e dëgjon. Mediat amerikane raportojnë se pak më vonë ai ka ndërruar jetë në spital.
Kjo ka nxitur pakënaqësi te shumë qytetarë të cilët kanë dalë në protestë.
Pas kësa ngjarje të rëndë mësohet se 4 efektivë policie janë shkarkuar nga detyra dhe po hetohen nga prokurorët.
Demonstruesit dolën në rrugët ku vdiq qytetari, me disa brohoritje dhe banderola që shkruanin: "Unë nuk mund të marr frymë"
Kujtojmë se e njëjta ngjarje ndodhi edhe në Shqipëri, por fatmirësisht pa vdekjen e një qytetari. Në protestën e ditës kur u shemb Teatri Kombëtar, një polic i Lleshit u pa teksa i vendosi çizmen në fytyrë një studenti artesh.
Koka në asfalt e studentit tregon qartë dhimbjen që ai ka ndjerë në atë momente edhe pse ishte thjesht duke protestuar si një qytetar. Ajo që është më e turpshmja në këtë vend që jetojmë është se trumpetohet puna e mirë e policit dhe jo protesta qytetare dhe dhuna e ushtruar. Në Shqipëri asnjë nga efektivët pa numra nuk u shkarkua apo pezullua nga detyra.
Ky veprim është pranuar nga vetë Lleshi si një detyrë e policisë, duke e pranuar dhe njëherë hapur se fytyra e çdo polici është ai vetë. Ajo është çizmja e Lleshit , jo e policit.