Elton John ndërpret koncertin: Kam humbur zërin, nuk mund të këndoj!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2020, 09:24

Elton John, dukshëm i mërzitur është detyruar të ndërpresë një koncert në Zelandën e Re pasi u ndje keq, për shkak të pneumonisë. Muzikanti 72 vjeçar, humbu zërin në mes të koncertit që po mbahej në stadiumin e Oklandit, Mount smart, të dielën.

Ai tha para turmës:

Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj. Duhet të shkoj, më vjen keq”.

Sër Elton Jon u duk se shpërtheu në lot kur në një moment u përkul mbi piano dhe tundi kokën. Audienca e shoqëroi këngëtarin me ovacione ndërsa ai dilte nga skena, i ndihmuar nga disa asistentë. Më herët ai i kishte thënë shikuesve në stadiumin e mbushur plot, se ishte diagnostikuar me pneumoni.

Elton John performs at Mount Smart Stadium in Auckland, New Zealand

Koncerti ishte i pari në Zelandën e Re, në kuadër të turit të lamtumirës së sër Elton John, Jellou Brik road. John duket se është prekur nga një pneumoni jo e zakonshme, një lloj infeksioni në mushkëri i shkaktuar nga baktere apo viruse.

Ajo është pak më agresive se llojet e tjera të pneumonisë dhe kërkon kujdes mjekësor. Simptomat janë të krahasueshme me ato të një të ftohti të rëndë, shpesh me kollë, dhimbje gjoksi dhe dhimbje koke.

Sër Elton John u vizitua nga një mjek në mes të koncertit dhe pavarësisht sëmundjes, ai mundi të performojë disa këngë klasike si “Candle in the Wind” dhe “All the Girls Love Alice”.

Por në përfundim, ai u dorëzua dhe nuk mundi të përfundonte performancën, me zërin e tij që u shua ndërsa përpiqej të këndonte. Ajo që nuk dihet është se si do të ndikojë sëmundja e tij në datat e tjera të turit. Ai duhet të luante edhe dy koncerte në Okland, të martën dhe të enjten, si pjesë e turneut.

***

Burimi: BBC| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit