Një artiste make upi shprehet se ishte gati duke vdekur pasi një barist i kishte pregatitur kafen me qumështin e gabuar. Ka qenë pikërisht qumështi ai që i ka krijuar vajzës bukuroshe reaksionin alergjik që mund të kishte rezultuar fatal për të.
Quhet “anaphylactic shock” dhe është një gjendje në të clën hyn trupi i njeriut si pasojë e një reaksioni të papritur apo alergjie nga një produkt i caktuar. Shpesh, alergjia zhvillohet me ritme të shpejta dhe përkeqësohet aq shumë, saqë duhet ndërhyrja e mjekëve për të stabilizuar gjendjen e pacientit të prekur.
Savannah Kyriazopoulos nga Dapto në Wollongong, New South Wales, mori me vte një kafe me qumësht në një McDonald's. Teksa ishte duke shkuar për në shtëpi, ajo e thithi tri herë kafen e saj të preferuar.
Vajza është shprehur:
Megjithatë, brenda shumë pak minutash fyti nisi t'i mbyllej dhe shumë shpejt ajo nisi të pësonte një shok anaphylactic. Nga momenti në moment nuk po mbushej dot me ajër, teksa ishte edhe duke drejtuar mjetin. Si pasojë e konfuzionit që po ndiente në trup, humbi drejtimin e makinës dhe u përplas me një kosh letrash.
23-vjeçarja tha:
Për fat të mirë, e reja kishte me vete një injeksion, i cili i normalizoi disi gjendjen shëndetësore dhe më pas ishte e motra, e cila ndodhej afër vajzës, ajo që e çoi në spital. Mjekët i bënë një dozë adrenaline për t'i hapur organet nëpër të cilat kalon oksigjeni.
Vajza shton:
Vajza tregon se kafen me qumësht e porositi në McDonald's dhe u përsëriti disa herë kamarierëve dhe banakierëve se ishe alergjike, por diçka nuk ka shkuar siç duhet.
***
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania