Vajza e krijuesit të Microsoft, Bill Gates, ka marrë propozimin më të veçantë për martesë nga partneri i saj egjiptian. Jennifer Gates dhe i dashuri, Nayel Nassar, po shijonin pushimet së bashku dhe Nassar i ka propozuar partneres në mes të dëborës.
E lumtur dhe e surprizuar, Jennifer i ka thënë “Po” partnerit të saj, ndërsa në Instagram ndau momentin e bukur të propozimit.
Ajo shkruan në një postim:
Jennifer dhe Nayel janë bashkë prej dy vitesh dhe tashmë kanë vendosur të marrin një hap më të madh në marrëdhënien e tyre. Ne mezi po presim të shohim si do të jetë dasma e vajzës së një prej personave më të pasur në botë!
***
Burimi: Corriere|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania