Rikthehet Napoli dhe e bën pikërisht në momentin e duhur. Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso ka marrë një fitore tepër të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj Juventusit, me rezultatin 2-1
Zielinski dhe Insigne ishin autorët e golat për Napolin, ndërsa golin e nderit për Juventusin e shënoi Rnaldo në fundin e ndeshjes, por vetëm aq.
Kjo fitore i jep frymëmarrje Napolit, që tashmë shkon në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Juventusi vazhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë, por ka humbur mundësinë që të shkëputej edhe më shumë ndaj Interit, që gaboi me Kaljarin.