Tenori i njohur kërkon dorëheqjen e Ramës: Merr me vete të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.01.2020, 22:25

Tenori i njohur Agim Hushi i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama në të cilën i shkruan se duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet si zotëri.

Në këtë letër Hushi shkruan se është e tmerrshme që Rama mos ta kuptoj se po e përdor pushtetin dhe po e konsideron Shqipërinë si pronën e tij.

Po ashtu ai në këtë letër shkruan se do të gjendet një njeri më i mirë se Rama për t’i drejtuar shqiptarët.

Më tej tenori shkruan se Rama duhet të marrë me vete të gjitha zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare.

Letra e plotë:

I dashur Edi Rama!Po ju drejtohem siç do të kishit dëshirë ju t’ju drejtoheshin të gjithë qytetarët e këtij vendi, kryeministrit të tyre! Ju jeni kryeministri ynë dhe këtë s’e luan as topi! Jeni dhe – ndryshe nga ç’e thotë opozita – keni dhe merita e suksese te padiskutueshme në qeverisje! Por me sukseset e tua do të bashkëngjitej edhe dorëheqja juaj e parevokueshme! Është e tmerrshme që mos ta keni kuptuar që shumica e popullit s’ju do apo mbase s’ju kupton! Është e tmerrshme që mos ta kuptoni se po përdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqipërinë si pronën tuaj! Mos e mendoni veten veç si objekt të opozitës! Është e tmerrshme që shqiptarët të kenë një krye një llafollog që thotë gjithçka, por që s’thotë asgjë! Të mos ju vijë keq dhe mos t’ju shkojë nëpër mend se përveç jush s’ka se kush t’i udhëheqë shqiptarët! Të jesh i bindur se do të gjendet një njeri më i mirë se ju! S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat! Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia! Si mund ta mbani pushtetin?! Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja?! Ju jeni një kryeministër me disa arritje, por jo i mirë dhe më i miri! S’keni faj edhe kur agravoheni se pushtetin e keni fituar me meritë dhe rrugë demokratike! Por jo si demokrat i vërtetë! Ju mbani në këmbë një pushtet totalitar në thelb me vota 100% moniste! Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tuaj prej pushtetit monist! Merr me vete se e ke forcën, të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare! Bëhu “Heroi i Kohës Sonë”!!! Bëhu i rrallë! Dhe atëherë do të jesh vërtetë, do të jesh heroi ynë! Si për fund, do t’ju thoja diçka: Kur flisni, nuk gaboni kurrë. Kur qeverisni, jeni e kundërta!’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit