Legjenda e NBA Kobe Bryant ka gjetur vdekjen pasi helikopteri me të cilin ai udhëtonte u përplas.
41-vjeçari po udhëtonte me 4 persona të tjerë në helikopterin e tij privat mbi Calabasas, kur një zjarr shpërtheu në kabinë dhe helikopteri humbi lartësi.
Sipas raportimeve nuk ka patur të mbijetuar. Bashkëshortja e tij Vanessa, thuhet se nuk ishte në bordin e helikopterit.
Për 2 dekada ai luajti me LA Lakers duke fituar 5 kampionate.
Burimi: NYPOST | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA