Vdekja e binjakëve në Berat, reagon spitali: Erdhën pa shenja jete!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.01.2020, 20:23

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Berat. Dy foshnje rreth 5 muajshe, binjakë, të seksit mashkull ndërruan jetë.

Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit, por më kot, pasi kishin vdekur që më herët. Prindërit dyshonin se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi në kuti, por mjekët dyshojnë te asfiksia nga soba e drurit.

Foshnjet që ndërruan jetë janë Rojan dhe Rojel Agalliu. Ndërkohë ka reaguar edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi.

Ajo shprehet se fëmijët mund të kenë ndërruar jetë një orë përpara se të mbërrinin në spital.

Reagimi i plotë:

Ditën e sotme, rreth orës 10.00, në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy binjakë (djem), të moshës 4,5 muajsh, banues në lagjen Uznovë, të shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se, të dy fëmijët ishin pa shenja jete kur mbërritën në spital dhe mund të kishin rreth një orë që kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdkjen, pa patur mundësi të jap ndihmën mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transportuan në morgun e Spitalit dhe menjëherë u njoftua Mjekësia Ligjore dhe Policia për të gjetur shkakun e vdekjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit