Rikthehet fuqishëm Manchester United. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer ka kaluar me lehtësi raundin e 1/16 të "FA Cup", duke mposhtur me rezultat të thellë 0-6 Tranmeren.
Djajtë e Kuq shënuan pesë gola në pjesën e parë. Harry Maguire (10’), Diogo Dalot (13’), Jesse Lingard (16’), Phil Jones (41’) dhe Anthony Martial (45’) shënuan në 45 minutëshin e parë.
Për të vulosur fitoren e thellë u përkujdes Mason Greenwood (56’) që realizoi nga pika e bardhë. Kështu, skuadra e Solskjaer tashmë kalon në raundin e 1/18 të Kupës së Anglisë.