Rrahu barbarisht të bijën, deklarata e nënës nga Saranda: Ish-bashkëjetuesi mund të abuzonte me vajzën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.01.2020, 17:59

Të tjera detaje janë zbardhur nga rasti i Sarandës, ku Elisabeta Mita dhunoi në mënyrë shtazore të bijën e saj pasi nuk kishte larë enët. Videoja u paraqit në emisionin 'Fiks Fare', ku menjëherë pas saj u arrestua gruaja.

Por Panorama ka bërë me dije disa detaje të reja, më saktë disa dyshime të Mitës. Ajo shprehet se ish-bashkëjetuesi i saj mund të abuzonte me vajzën e mitur dhe se për këtë kanë pasur shpesh debate.

Madje, ajo tregon edhe një rast, ku dyshimi i saj bëhet edhe më i fortë.

Deklarata e Mitës në Gjykatë:

Vajza ime Xh., avash-avash po hidhte trup në mënyrë graduale dhe unë gjithmonë shqetësohesha kur ajo ishte e vetme në shtëpi me ish-bashkëjetuesin Arjan Mekollari, pasi me vajzën time ai nuk ka asnjë lidhje gjinie dhe gjaku. Ai gjithmonë e afronte vajzën në mënyrë provokuese, duke i premtuar se do t’i blinte gjëra të ndryshme me qëllim që vajza të afrohej me të dhe të mbante ftohtësi me mua nga që unë i kërkoja llogari që vajza të mos përdorte telefon me kamer, sepse ishte akoma e vogël dhe nuk doja që të ngatërrohej me gjëra që nuk i takonin për moshën. Llogarinë që unë kërkoja ndaj vajzës për mbarëvajtjen në mësime, ai e shfrytëzonte kundër meje. Shumë herë kemi bërë sherre dhe konflikte për arsye se ai është xheloz ndaj meje. Ai u flet dhe prindërve të mi duk u thënë se “çupa juaj ka të dashur“. Në datën 03.09.2019, rreth orës 02:25, unë kam qenë në gjumë me djalin tim. Zgjohem dhe shikoj që vajza nuk ishte në krevat. Shkoj në banjë dhe e gjej aty vajzën, e cila kishte mbyllur derën e banjës dhe e shikoj që nga jashtë që kishte një telefon në duar, të cilin e fshehu menjëherë. Ajo fshehu menjëherë telefonin, por unë arrita t’ia merrja. Telefonin, Arjani ia kishte dhënë vajzës fshehtas, duke e ditur që vajza përdorte faqe të ndaluara për moshën e saj, gjë që mua më shqetësonte për faktin që përmenda më lart. Pra, mendoja që ai e shtynte në këtë lloj fushe vajzën time, duke parë dhe lëvizje të dyshimta mes vajzës dhe Arjanit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit