Nuk ka më dyshime: Edison Cavani do largohet nga PSG-ja dhe do vashdojë karrierën e tij në La Liga te Atletico Madridi.
Lajmin e konfirmojnë thuajse të gjitha mediat franceze të cilat raportojnë se uruguaiani ka kryer vizitat mjekësore tek klubi madrilen.
Shuma e paguar nga Atletico ende nuk është bërë zyrtarisht e ditur, por raportohet se “Los Colchoneros” kanë derdhur në arkat e PSG-s 15 milionë euro.
Drejtuesit e klubit parisien kërkonin 30 milionë euro për kartonin e Cavanit, por siç duket në fund janë bindur dhe kanë pranuar të ulin pretendimet.
Kështu, ish-sulmuesi i Palermos dhe Napolit, bëhet gati për aventurën e re e cila pritet të nisë shumë shpejt...