Policia e Ermal Kapllanit lë pa bukë të moshuarën që shiste rroba në trotuar, ajo shpërthen në lot

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.01.2020, 16:56

Disa pamje mjaft prekëse janë shpërndarë ditën e sotme nga Nisma Thurje në 'Facebook', ku shihet një zonjë e moshuar me lot në sy. Policia Bashkiake e ka ndaluar zonjën, duke mos e lejuar që të shesë rroba në trotuar.

E prekur, gruaja fshin lotët me duar, ku në të vërtetë janë pamje vërtet të dhimbshme. Por kjo nuk është hera e parë, ku shumë qytetarë të gjorë të cilët punojnë për bukën e gojës, policia nuk i lejon të bëjnë punën e tyre të ndershme.

Ndërkohë, kriminelë dhe grupe bandash që duhet të jenë brenda në burg, policia nuk është asnjëherë aty për të gjetur një zgjidhje. Si është e mundur kjo?

Nisma Thurje shkruan:

Policia bashkiake sapo i mori shpirtin kësaj nënës dhe fëmijëve të saj. I lanë vetëm lotët. Sepse ajo karroca me rraqe të vjetra shërbente për ti mbajtur shpirtin gjallë. Në Tiranë mund të shesësh drogë lirshëm, mund të pastrosh paratë e drogës me lejet e ndërtimit, mund të vrasësh në mes të lokaleve, mund të grabisësh lulishtet, sheshet, parqet, mund të vjedhësh fondet e tenderave. Nuk ka problem! Të respektojnë! Ama nëse je i varfër dhe mundohesh të mbash frymën gjallë, aty kujdes. Aty të vjen shteti dhe ta merr shpirtin. Të lë vetëm lotët!!! Kjo duhet dhe do të marrë fund!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit