Gjici dhe Ndreu, kryebashkiakët rilindas që po “fryhen” me tendera

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.01.2020, 16:35

Kompania e ruajtjes së sigurisë fizike “ EuroGjici- Security” Shpk, ka fituar dy tendera në institucionet publike si Biblioteka Kombëtare dhe në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”.

Kjo kompani deri në vitin 2014, kishte si pronar Safet Gjicin, i cili aktualisht mban postin e Kryetarit të Bashkisë Kukës. Ndërsa tani kompania drejtohet nga Lavdrim Gjici i cili është i afërmi i kryetarit të bashkisë së Kukësit.

Tenderi i dhënë nga Biblioteka Kombëtare kap shifrën e 38 milion lekëve dhe është për një afat janar-shtator 2020 (9 muaj). Kjo kontrata është lidhur midis dy palëve në fund të dhjetorit.

Ndërsa në tenderin tjetër të dhënë nga QSUT, i cili kap shifrën e 370 milionë lekëve, kompania e Lavdrim Gjicit nuk e ka fituar e vetme tenderin, pasi si aleat ka pasur edhe kompaninë “Ndreu Security Service” dhe “Toni Security”.

Në kompaninë “ Ndreu Security” njëri prej ortakëve është Pavlin Ndreu, i cili është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Kontrata është lidhur me 10 maj 2019, por është bërë publike në buletinin e 20 janarit 2020 nga Agjencia e Prokurimit Publik.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit