Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Raportohet se është arrestuar një 66-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë dy persona. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e shkaqeve banale, konkretisht një sherr për motive të dobëta.
Nga ana tjetër, një 21 vjeçar, banues në Korçë është arrestuar pasi akuzohet për grabitje në dy banesa, ku ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë”. Të dy personat e plagosur nndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa një 21-vjeçar me iniciale A.T u arrestua pasi në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.