Perdita, macja më e keqe në botë kërkon një familje adoptuese

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2020, 14:48

Perdita është nje mace shtëpie 4-vjeçare, e cila u dërgua në Michell County Animal Rescue, në Karolinën e Veriut, pasi pronari i saj ndërroi jetë. Macja, e cila ështe bardh e zi dhe me qine të shkurtër, është në kërkim të një familjeje që ta mbajë atë përjetë.

Një prej kujdestareve të strehës së kafshëve, Brittany Taylor, tha për Abc News se fillimisht, kur macja mbërriti në strehë, ishte shumë e ëmbël. Megjithatë, siç shton Brittany, nuk iu desh të kalonte shumë kohë për të nxjerrë kthetrat.

Taylor shton:

Të nesërmen ajo nisi të mjaullinte. Menduam se diçka po e shqetësonte. Dukej sikur po mbytej. Në fakt nuk kishte asnjë gjë. Kur e merr në krahë nis të përkëdhelet dhe mjaullin. Do vetëm të rrijë në krahë dhe të përkëdhelet. Është shumë lozonjare dhe e praptë".

Punonjësit e strehës po mundohen që t'i gjejnë një familje adoptuese, ndaj edhe mundohen që t'i bëjnë foto ku duket bukur. Megjithatë, sipas Taylor, e vetmja fytyrë që ajo di të shfaqë në kamera është e mërzitur. Duket si Grinch.

perdita worlds worst cat

Por, në përshkrimin që i bëhet maces thuhen edhe gjërat që ajo pëlqen dhe nuk pëlqen të bëjë. Mes tyre renditet gërvishtja me thonj, cjerrja e gjithë objekteve dhe personave që e rrethojnë, të hidhet sa andej-këtej dhe të jete zonjë e gjithë zonës ku ndodhet.

Dhe të mos harrojmë se Perdita urren ngjyrën rozë, fëmijët, kotelet e tjera, qentë, kartonat e Disney, Krishtlindjet dhe përqafimet.

Sipas Taylor, pavaresisht gjjthçkaje, Perdita do të jetë një shoqëruese shumë e mirë për këdo që do të dojë ta adoptojë, pasi do ta bëjë atë të qeshë me të madhe, të paktën një herë në ditë.

perdita worlds worst cat needs forever home

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit