Vazhdon makthi për Interin/ Zikaltërit harrojnë të fitojnë, Cagliari i barazon në fund

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26.01.2020, 14:41

Viti 2020 duket se është padyshim një makth për Interin. Zikaltërit bënë një mbyllje perfekte për 2019-ën, por me fillimin e këtij viti duket se ka nisur dhe tatëpjeta e madhe për këtë skuadër. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Cagliarit në shtëpi.

Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, të cilët që në fillim u hodhën në sulm dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 29’, kur Lautaro Martinez ia doli të shfrytëzojë shumë mirë një krosim të marrë nga Ashley Young.

Me këtë këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte ndryshe për miqtë. Cagliari u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimi dhe këtë e bëri Naingolan, një ish-interis, nga jashtë zone, teksa me një gjuajtje shumë të bukur ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Handanoviçit.

Me këtë barazim, Interi i jep një “asist” të mirë Juventusit, për tu shkëputur akoma më shumë dhe gjithashtu i jep mundësinë Lazios për ta barazuar me pikë. Ekipi i Kontes nuk njeh fitore në kampionat prej 3 ndeshjes, teksa kanë arritu vetëm 3 barazime radhazi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit