Marrëveshjet klienteliste midis institucioneve të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale klasifikohen tashmë si ato që mund t'i quajmë "qoka me përfitim të ndërsjelltë".
E thënë më thjesht, fitues të tenderave të hapur nga këto institucione, shpallen gjithnjë kompanitë e fuqishme të oligarkëve të vendit, ose të atyre që kanë lidhje të forta po brenda partisë, të cilët pasi kanë marrë poste drejtuese të larta janë detyruar t'ua kalojnë nën administrim ligjor vëllezërve, bashkëshorteve apo njerëzve të tjerë të afërt.
Fituesi shpërblehet me miliona apo miliarda për një periudhë të caktuar disavjeçare financuar nga buxheti i Fondit të Shtetit që “fryhet” nga të ardhurat e taksapaguesve shqiptare.
Numri i tenderave të lëshuar përgjatë vitit 2019 ka qenë tejet i lartë, Fondi nga Buxheti i Shtetit po shpërdorohet, e me disa paralajmërime të shpeshta dhe alarmante nga FMN, kjo hedh një hije dyshimi. A është e aftë bashkia të përballojë një punë publike pa hapur tender apo këto procedura janë fiktive për të përmbushur pazaret oligarkë-qeveri?
Një tender me vlerë tejet të lartë u hap disa muaj më parë nga Bashkia e Tiranës me objekt “Marrje mjetesh rrugore me qira operacionale (leasing) për Bashkinë Tiranë” me fond limit 174.124.800 (njëqind e shtatëdhjetë e katër milion e njëqind e njëzetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa Tvsh me kohëzgjatje 4-vjeçare.
48 makina me disa kritere specifike do të viheshin në dispozicion të punonjësve të bashkisë për një motiv të paqartë, gjë që nuk cilësohet ndryshe veçse shpenzim luksi i padomosdoshëm nga ana e Veliajt, për xhepin e një prej oligarkëve të preferuar të qeverisë dhe jo vetëm.
Çudia në këtë tender, ku kriteri përcaktues për përzgjedhjen e fituesit ishte oferta më e ulët ekonomike, ishte se të gjitha kompanitë që konkurronin për ta fituar 1.7 miliardëshin, ishin në pronësi të oligarkut qeveritar Agron Papuli. Pra, Papuli po konkurronte me veten për t'u shpallur fitues i tenderit.
Ofertuesit e ekonomikë që kanë qenë pjesëmarrës në procedurë, (të gjitha kompanitë në pronësi të Agron Papulit) kanë ofruar vlerën ekonomike përkatëse si më poshtë:
1- Operatori ekonomik “Classic” shpk NUIS J91909004J Vlera e ofertës pa TVSH– 171.993.600 (njëqind e shtatëdhjetë e një milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) lekë Vlera e ofertës me tvsh– 206.392.320 (dyqind e gjashtë milion e treqind e nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e njëzetë) lekë.
2- Operatori ekonomik “Hyundai Auto Albania” shpk NUIS K62420006T Vlera e ofertës pa TVSH– 156.672.000 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë. Vlera e ofertës me tvsh– 188.006.400 (njëqind e tetëdhjetë e tetëmilion e gjashtë mijë e katërqind) lekë.
3- Operatori ekonomik “Tirana Auto” shpk NUIS K82318007Q Vlera e ofertës pa TVSH– 133.632.000 (njëqind e tridhjetë e tre milion e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë. Vlera e ofertës me tvsh– 160.358.400 (njëqind e gjashtëdhjetë milion e treqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind) lekë.
4- Operatori ekonomik “Albania Car Rentals” shpk NUIS K92311013D Vlera e ofertës pa TVSH– 151.000.000 (njëqind e pesëdhjetë e një milion) lekë Vlera e ofertës me tvsh– 181.200.000 (njëqind e tetëdhjetë e një milion e dyqind mijë) lekë.
Specifikat e tenderit, mund t'i lexoni në faqen 32 të dokumentit e në vijim
Disa nga specifikimet teknike për këto automjete ishin se duhet të ishin të prodhuara në vitin 2018 apo 2019, me 0 km, ndezje të makinës pa çelës, kambio automatike, do të jenë në pronësi të qiradhënësit, në përdorim të qiramarrësit për 4 vjet me një planifikim vjetor 25 000 km, teksa në procedurën e tenderit shtohet se kjo do të mundësojë efikasitet dhe ruajtje të imazhit të institucionit.
Fitues i këtij tenderi u shpall njëra prej kompanive të Papulit, Tirana Auto shpk, me ofertën më të ulët ekonomike 133,632,000.00 Lekë pa Tvsh, ose 1.6 miliardë lekë me Tvsh.
Një automjet me 0 km tip “Hyundai Ioniq” i vitit 2019 kap vlerën prej rreth 30.000 euro. 48 automjete të tilla janë vënë në dispozicionin të punonjësve të bashkisë së Tiranës me taksat e qytetarëve shqiptarë, për të mundësuar udhëtimin sa më komod për vartësit e kryetarit të bashkisë.
Makinat e reja që do të vihen në përdorim, janë parë të parkuara para kompanisë "Classic" të oligarkut Agron Papuli. Një çështje kjo, që ka shqetësuar edhe qytetarë të thjeshtë të cilët janë informuar për punët e milionëve të qeverisjes lokale falë mediave.
Qytetari të cilit i ka rënë në sy një shpenzim kaq luksoz i bashkisë ka shkruar:
Për disa muaj, ai ishte një prej personazheve më të përmendur në media për shkak se u përfol se i kishte lëshuar vilën në pronësi të të shoqes Mirelës, Lulzim Bashës.