Jo më larg se pak minuta më parë, publikuam një artikull ku tetë të rinj shqiptarë ishin detyruar të braktsnin vendin, duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre, për të shkuar drejt Anglisë me kamion.
E gjithë kjo vjen nga situata e rënduar dhe kaotike socialo-ekonomike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ku papunësia, varfëria, pabarazitë sociale, dominimi i korrupsionit thuajse në çdo aspekt të jetës, abuzimi dhe vjedhja haptazi e parave të taksapaguesve shqiptarë, si dhe lulëzimi i krimit gjatë muajve të fundit, ku kemi një sërë vrasjesh të pazbardhura dhe autorët enden të lirë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.
I revoltuar nga e gjithë kjo katrahurë që ka pushtuar vendin, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për të gjitha padrejtësitë që po iu bëhen këtij populli.
Ai rendit një sërë arsyesh të forta për të protestuar, ku thekson se kjo situatë nuk durohet më.
Qytetari kërkon që shqiptarët të marrin shembullin e protestusesve në mbarë botën, të cilët për padrejtësinë më të vogël "i vënë zjarrin vendit", ashtu siç ndodh në Francë, Kili, Liban etj.
Ai kërkon që bashkë atdhetarët e tij të ngrihen për fëmijët e tyre në rradhë të parë, që nesër do të jenë e ardhmja e vendit.
"Shteti duhet të kuptojë forcën dhe furinë e popullit", kështu thekson qytetari, i cili iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen mbrëmjen e sotme në orën 18:00, para Kryeministrisë për t'i treguar qeverisë fuqinë e një populli të bashkuar.
Qytetari kujton edhe rastin e Ukrainës, kur populli i vuajtur ukrainas hodhi në koshin e plehrave një deputet të Parlamentit, që u kishte pirë gjakun duke i vjedhur.
Thirrja e qytetarit: