Tërmeti i 26 Nëntorit la në qiell të hapur qindra familje në Kurbin, që këto ditë të ftohta të Janarit janë duke i kaluar në çadër. Situata duket tejet e vështirë, pasi edhe i ftohti po ashpërsohet.
Zgjidhja e tyre e vetme janë shtëpitë me qira, por çmimi i tyre është rritur me gati 30%. Gjithashtu pjesa më e mirë e banesave në Laç janë shpallur të pabanueshme.
Nikoll Kolaj prej dy javësh udhëton nga Shëngjini në Laç në kërkim të një banese me qira, por ende nuk ka mundur ta gjejë. Pas tërmetit të 26 nëntori 50-vjeçari është vendosur sëbashku me familjen në një hotel në Shëngjin, pasi pallati ku banonin në lagjen Nr.2 të qytetit të Laçit është shpallur i pabanueshëm, raporton Birn.
Kolaj shprehet:
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara, i tha BIRN në një bisedë telefonike se asnjë nga qytetarët nuk do të nxirrej nga hotelet pa gjetur banesë me qira. Cara tha se rreth 20 për qind e të pastrehëve kishin gjetur ndërkohë banesa, për të cilat qeveria kompenson qiranë deri në 3 mijë lekë për person në muaj, ajo po ashtu pranoi se në qytetin e Laçit ishte e vështirë të gjendeshin shtëpi për shkak të situatës së krijuar.
Tërmeti i 26 nëntorit, shkaktoi 51 viktima dhe la pas mbi 4 mijë të pastrehë, pjesa më e madhe e tyre në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Ndërsa problemet me gjetjen e banesave me qira dhe çmimet e rritura të tyre u vunë re vetëm pak javë pas tërmetit edhe në qytete të mëdha si Durrësi.
As qytetarët me të cilët BIRN foli nuk kanë shpresë se mund t’ia dalin. Kolaj i tha BIRN se ai nuk kishte mundësi financiare të lëvizte në kërkim të shtëpisë çdo ditë, ndërsa të tjerë thanë se megjithë varravingot nuk kishin gjetur asgjë që u përshtatej.
Dilaver Murati, tha se po jetonte te i vëllai pas tërmetit. Ai tha se kishte aplikuar për bonus qiraje, por çdo gjë që ka gjetur i tejkalonë mundësitëe tij financiare, pavarësisht bonusit prej 9 mijë lekësh që merr familja e tij.
Murati shprehet:
Të gjendur në një situatë të tillë banorët e pastrehë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t’u siguruar banesa me qira, pasi vetë e kanë të pamundur t’i gjejnë.
Dava Gjergji thotë:
Por kryebashkiakja Cara i tha BIRN se qytetarët duhet t’i gjejnë vetë banesat.
Ndërkohë agjensitë imobilare pranojnë ndryshimin e menjëherëshëm të çmimit me gati 30 për qind. “Ne Laç numri i banesave me qira është shumë i kufizuar për shkak se pjesa më e madhe e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti dhe çmimi i qirave është rritur shumë. Nëse një apartament 1+1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, ka shkuar 150-160 lekë. Ndërsa një apartament 2+1 ka qenë 160 mijë lekë të vjetra, ka shkuar në 180-200 mijë lekë të vjetra” thotë Sokol Ndoci, punonjës i një agjencie imobilare në Kurbin.