Ditën e djeshme Xhemi Shehu na ka njohur me pamjen e re të një mikeshe të mirë. Ajo duket si një "diva" me këmbë të gjata e të holla si dhe me belin e harkuar.
Nëse nuk e keni kuptuar ende, bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Kjo e fundit ka pësuar një ndryshim të paparë në pamje, pasi ka humbur shumë në peshë.
Këngëtarja duket e bukur si gjithmonë, por me shumë kilogramë më pak. Marsela shfaqet mjaft elegante e veshur me të zeza dhe duket qartë ndryshimi në trupin e saj.
Kur është pyetur se çfarë ka bërë për t’u dobësuar, Marsela ka treguar me shaka se hoqi dorë nga bakllavaja, por ende nuk ka zbuluar dietën.