Informacion paraprak
Pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Raportime të shumta nga dëshmitarë në vendngjarje kanë rrëfyer se në lokalin The Code ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas dëshmitarëve, një konflikt fizik ka degjeneruar mes disa personave të paidentifikuar për motive ende të paqarta.
Nuk është bërë ende e qartë nëse kanë qenë forcat e policisë ato që kanë shtirë për të neutralizuar situatën, apo personat e përfshirë në sherr.
Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se 12 persona janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë shoqëruar për posedim kokaine dhe armëmbajtje pa leje.
Dëshmi nga të pranishmit në vendngjarje: