Kur vjen puna tek pushimet e verës, gjithmonë mendojmë se jashtë shtetit ka vende më te bukura se në Shqipëri. Shërbimi mund të jetë më i mirë, por deti jo. Nëse gjithmonë i kaloni pushimet në plazhet e Vlorës, Sarandës, Durrësit ose Shëngjinit, ka ardhur koha të ndryshoni destinacion. Mbase nuk e dinit që në rivierën shqiptare ekzistojnë këto plazhe të virgjëra.
Një prej destinacioneve më të pëlqyera është Karaburuni. Relievi i gadishullit ka krijuar shumë gjire të vogla ku deti është i pastër si kristali. Fotografi shqiptar Fation Plaku ka bërë një përmbledhje të 20 plazheve që nuk duhet t’i humbisni. Shpejtoni t’i vizitoni para se të bëhen plazhe private dhe ta humbin lezetin që kanë tani.