Mënyra si të zbuloni nëse dikush ka hyrë në llogarinë tuaj në Facebook

Shkruar nga: | Publikuar më: 16.01.2017, 09:11

ff Shumë prej nesh e anashkalojnë sigurinë e llogarisë së Facebook. Fjalëkalimet e lehta, mos përditësimi i viruseve apo ndarja e informacioneve personale me të tjerët bëjnë që të bjerë siguria e llogarisë së këtij rrjeti social.

Edhe nëse nuk ua vjedhin adresën, askush nga ne nuk do të donte t’i lexonin bisedat private në Facebook. Megjithatë, ekziston një mënyrë për të parë nëse dikush tjetër është loguar në llogarinë tuaj.

Për të hequr dyshimet tuaja, shkoni tek këto opsione:

Setting – Security – Where you’re logged on

Klikoni “Edit” dhe do të shkoni në faqen ku mund të shihni nga ku keni hyrë në Facebook.

Jo vetëm kaq, por këtu mund të shihni gjithashtu nëse llogaria juaj është hapur nga një kompjuter (desktop), smartphone apo Android.

Gjithashtu, në këtë seksion shfaqet adresa e IP, që do të thotë se mund të gjeni edhe vendndodhjen e pajisjes së përdorur dhe orën.

Për të mos lejuar që personi në fjalë të futet sërish, klikoni mbi opsionin që shfaqet në krah “End Activity”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit