“Skemë zhvatje mes Ujësjellësit të Vlorës dhe Gjykatës, ish-punonjësit po marrin miliona lekë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.04.2024, 16:14

Pak javë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për vonesën e pagave për punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Qytetari tha se punëtorët që paraqiten çdo ditë në punë e dalin në terren për t'u marrë me problemet e ujësjellësit nuk paguhen pasi paratë e tyre i marrin punëtorët e dalë në pension.

Për të dëshmuar këtë denoncim, JOQ ALBANIA ka siguruar dokumentet zyrtare dhe qytetari ka shpjeguar si funksionon kjo skemë.

Ai thotë se punonjësit e dalë në pension, në bashkëpunim me përgjegjës brenda Ujësjellësit dhe gjyqtarë të Vlorës, hapin gjyq ndaj ndërmarrjes ku kanë punuar dhe kërkojnë para për vjetërsinë e punës. Nëpërmjet kësaj skeme, ish-punonjësit zhvasin institucionin ku kanë punuar dhe iu heqin rrogat punonjësve që lodhen e punojnë çdo ditë.

Sipas denoncuesit, për këtë skemë mashtrimi e zhvatje dhe këtyre proceseve gjyqësore që vazhdojnë prej vitesh në Gjykatën e Vlorës, është në dijeni edhe drejtori i Ujësjellësit. Ai thotë se nëpërmjet kësaj skeme po shpërdorohen miliarda lekë të Ujësjellësit, që në fakt duhen përdorur për rrogat e punonjësve që aktualisht janë në punë.

Në një prej vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Ujësjellësi urdhërohet t'i paguajë kreditorit që është ish-punonjësi, 65 milionë lekë të vjetra. Por si ky rast, qytetari thotë se në Gjykatën e Vlorës janë edhe qindra raste të tjera.

Për këtë skemë mashtrimi dhe zhvatje, qytetari kërkon nisjen e hetimeve të menjëhershme pasi dëmi ka arritur në miliarda lekë dhe ata që vuajnë janë punonjësit e papaguar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Gjykata e vlores po gropos llogarite bankare te ujesjellesit te vlores. Ku shkojne keto leke dhe kush e ka shkaktuar kete dem qe po rritet cdo dite. Pse po hesht drejtori i ndermarrjes. Me cfare skeme po grabiten leket qe paguajne qytetaret. Pse nuk e bejne publike rastin. E kan per detyre sepse po shperdorohen leket qe paguajne qutetaret. Ka dhjetra vendime te tilla e jan me qindra ne proces. Punonjesit ne bashkepunim me persona pergjegjes brenda ndermarrjes e hapin gjyq ndaj ndermarrjes ne bashkepunim dhe me disa nga gjyqetaret e gjykates se vlores dhe fitojne miliona leke gjoja vjetersi te munguar

Eahte krijuar nje skeme nga e cila shperdorohen leket e ujit dhe te gjithe heshtin sepse jane pjese e kesaj. Nje dem qe ka arritur miliarda leke por do tme besoni vetem nese ju behet nje kerkese zyrtare per kete cesjtje. Te gjitha bankat e dine sepse cdo dite ju shkojne bllokime te tilla. Nje punonjes 65 milion, Po 600 punonjes?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit